Amosi është konkurrenti i eliminuar sonte nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 2, duke humbur kështu mundësinë për ta fituar çmimin e madh.

Ai u zgjodh nga publiku në mesin e 10 të nominuarve të tjerë, që ishin Luiz, Dea Mishel, Tea, Armaldo, Olta, Diola, Nita, Kiara dhe Valbona.

Amosi ka ende një mundësi për t’u rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP, duke qenë se ka një biletë kthimi dhe do ta hapë me të mbërritur në studio.

Kujtojmë që gjatë prime-t të së shtunës, të gjithë banorët dolën në nominim pas një vendimi të Kristit, i cili hapi Kutinë e Pandorës, duke takuar të atin dhe duke dërguar të gjithë shtëpinë në nominim.