Këtë fundjavë, botërori i Formula 1 do të transferohet në Holandë, në pistën e Zandvoort. Një garë e përkryer për pilotin vendës, kampionin e botës në fuqi dhe kryesuesin e këtij sezoni, Max Verstappen.
Ai konfirmon se kjo është gara ku më shumë se kudo e dëshiron fitoren, para fansave të tij. “Kjo është një pistë e veçantë për mua, pasi do të garoj para flamujve portokalli, që më motivojnë gjatë garës”, tha piloti i Red Bull.
“Ia kam frikën Ferrari, pasi këtë herë beteja me ta do të jetë më e fortë se në Belgjikë. Kjo është një pistë tjetër, ku duhet më shumë ngarkesë aerodinamike, ndaj të shohim se si do të paraqitemi”, u shpreh Verstappen.
“Nuk kam frikë, pasi kam një makinë që është thuajse e përkryer, që nuk gabon dhe është e shpejtë. Përmirësimet e bëra dhanë rezultat në Belgjikë e shpresoj të më ndihmojnë edhe në Holandë, pasi është një garë ku s’dua të zhgënjej”, tha Verstappen.