Mjaftuan dy gara që avantazhi prej 34 pikësh që Max Verstappen kishte ndaj Lewis Hamilton të zhdukej dhe tashmë piloti holandez i Red Bull e sheh veten 8 pikë pas rivalit britanik të Mercedes. Për Verstappen nuk është koha për t’u mërzitur, por për të rinisur nga puna dhe rikuperuar këtë disavantazh.

Të jem i sinqertë, kjo sfidë për titullin më jep një ndjesi të bukur. Është inkurajuese kur e di që ke një makinë të mirë që të mbështet për të arritur objektivin. Jam i përqendruar në çdo garë dhe i vetëdijshëm se kam një makinë shumë të mirë, që mund të na japë titujt kampionë”, tha Verstappen.

Jam përmirësuar shumë krahasuar me të shkuarën. Përpiqem të fitoj sa më shumë pikë në çdo garë. Kur ke një makinë të mirë përpiqesh të mos rrezikosh shumë dhe në këtë drejtim jam përmirësuar ndjeshëm. Përvoja po më ndihmon dhe shpresoj që pas pushimeve verore situata të ndryshojë sërish”, tha Verstappen.