Viti 2021 do të jetë i vështirë për 8 herë kampionin e botës në motoçiklizëm, spanjollin e Honda, Marc Marquez. Ai nuk garon prej muajsh si pasojë e 3 operacioneve që kreu në 6 muajt e fundit të vitit të kaluar dhe ende nuk ka një datë të saktë se kur do të rikthehet në pistë.

Gjithsesi, Marquez po lufton fort dhe përmes një positmi në “Twitter” ka bërë me dije se dëshira e parë për këtë vit u plotësua. “Dëshira e parë e vitit 2021 u realizua. Arrita të vesh uniformën e garës edhe pse në shtëpi”, ka deklaruar piloti spanjoll.

Pavarësisht kësaj, spanjolli mban ende një maskë mbrojtëse në krahun e djathtë, të operuar gjatë vitit të kaluar. Për pasojë, nuk dihet se kur ai do të rikthehet në pistë edhe pse ka gjasa që të mungojë në garat e para sezonale.