Performanca e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora në Tiranë më datë 6 shtator, u shoqërua me shumë komente pozitive, por as kritikat nuk munguan.

Reperja e njohur, Gjira Kajtazai, ka patur pakënqësi për veshjen e Rita Orës. Gira, e cila prej kohësh është tërhequr nga muzika, përdor rrjetet sociale për të ndarë me ndjekësit pikëpamjet rreth çështjeve të ndryshme.

Shpeshhereë, ajo ka kritikuar artistet e ndryshme për veshjet e tyre. Përjashtim nuk ka bërë as Rita Ora. Ajo ka publikuar një foto të Ritës në “Insta Story”, duke etiketuar Valdrin Sahitin, i cili stiloi veshjen e Ritës.

Duke përdorur ironinë, Gjira shkruan: “M’i bëj dhe mua disa si këto, ta çmend pak Aliun”, duke iu referuar bashkëshortit të saj. Pra, sipas saj, veshja e Ritës ishte provokuese dhe sensuale.