Drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, ka folur me superlativa për pilotin Charles Leclerc, që nis sezonin e tij të tretë me “kokëkuqen”. Ai beson shumë te piloti monogask, teksa vlerëson punën e bërë prej tij vitin e kaluar, ku makina italiane kaloi shumë vështirësi.

Viti 2020 ka qenë shumë i rëndësishëm për Charles dhe për të gjithë ne. ka qenë një vit i vështirë për sa i përket konkurrencës në pistë. Kjo e ka ndihmuar shumë të përmirësohet si pilot edhe për sa i përket mënyrës së pilotimit”, tha Binotto.

Është i vetëdijshëm se rezultatet e së ardhmes varen edhe nga ai. Tashmë kupton se kur është momenti për të kontrolluar makinën, kur duhet të shpejtojë në pistë. Mendoj se në këtë drejtim është një lider për Ferrarin. Është rritur ndjeshëm jo vetëm si pilot por edhe si njeri”, tha Binotto.