Reperi Don Phenom është një ndër reperët më të pëlqyer shqiptar. Ai numëron një sërë hitesh, solo dhe bashkëpunime. Aidha një intervistë këtë të enjte për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, me moderatorin Alban Musa, ku zbuloi më shumë detaje rreth jetës personale dhe profesionale.

I lindur në Shkodër, Don Phenom, emri i vërtetë i të cilit është Marin Sterkaj, emigroi drejt SHBA-ve kur ishte fëmijë. Ai u rrit në Bronx të New York-ut, ku dhe nisi të merrej me muzikë.

“Unë jam rritur në Bronx, një ndër lagjet më të vështira të Amerikës. Ka një kriminalitet të madh, shumica e shokëve që jam rritur ose janë në burgje ose kanë vdekur.

Dhe në Shkodër është një zonë e ashpër. Shumica e muzikës vjen nga eksperiencat e mia. Asnjëherë nuk jam frymëzuar jashtë realitetit.

Jemi njohur rastësisht nga disa miq të përbashkët. U ndodhëm në një vend. U pëlqyem, nisëm të flisnim, avash avash lidhja u bë më serioze. Tani jemi martuar dhe sot kemi një djalë me emrin Troi.”

I pyetur për reperet më të mira shqiptare, ai përmendi Taynën dhe Melinda Ademin. Ndërsa për reperin më të mirë, ai tha emrin e Unikkatil-it, të cilit iu referua si “mbreti” i hip hop-it shqiptar. “Është pa ekzagjerim Unikkatil. Jo vetëm që është si figurë i vëllait të madh.

Por ka bërë diçka aq të bukur për popullin shqiptar dhe ka kënduar këngë që askush nuk ia kalon për mënyrën se si e bën këngën dhe tekstin. Është i paparë në çdo aspekt. Është mbreti i hip hopit. E kam krenari që e kam krah të djathtë dhe që vëllai i tij na menaxhon.“, tha ai.

I pyetur nëse do të dëshironte që i biri të ndiqte hapat e tij, reperi tha: “Për qejf se kisha bërë artist, por nëse do të bëhet, nuk jam kundër. Hip hopi është i paparë në çdo aspekt, por për qejf do të doja të bëja avokat ose doktor sepse e di që do të garantojë jetën.

Profesioni ynë nuk ka jetëgjatësi. Unë nuk do të këndoj gjithë jetën. Duhet me e var xhaketën se është sport i të rinjve”, tha Phenom.