Joe Biden ka vetëm 3 muaj në krye të Shtëpisë së Bardhë, por duket se presidenti i Amerikës ka nisur që tani të mendojë për të ardhmen. Në një fjalim të mbajtur para amerikanëve, ai pranoi se po mendon të rikandidojë në këtë detyrë edhe në zgjedhjet e vitit 2024, për një mandat të dytë.

Kam dëshirën e madhe për të rikandiduar edhe për një mandate të dytë në vitin 2024. Politikat që po ndjekim do të japin shumë shpejt frutet e saj”, u shpreh Joe Biden, që më pas ka folur për pandeminë Covid-19 dhe efektin që ajo po jep në Amerikë.

Objektivi ynë është administrimi i 200 milionë dozave anti-Covid në 100 ditët e para të mandatit tim. Është objektiv ambicioz, por mund t’ia dalim mbanë. Ekonomia amerikane po jep sinjale rritjeje. Muajt e fundit është vërejtur një rritje e ekonomisë me 6%. Gjithsesi, ka ende shumë amerikanë pa punë dhe duhet të punojmë për ata”, tha Biden.