Merrni më të mirën nga një situatë e keqe. Simone Inzaghi di diçka për këtë dhe kjo është ajo që ai duhej të bënte kur humbi Marcelo Brozovic për një kohë të gjatë, për shkak të një dëmtimi muskulor.

Mesfushori kroat doli i goditur nga angazhimi i fundit me kombëtaren, duke u larguar herët nga fusha në ndeshjen ndaj Austrisë. Jo pak problem për Interin, i cili humbi një nga më të mirët dhe “kamarierin” kryesor mes mbrojtjes dhe mesfushës në 3-5-2 e Inzaghit.

Në atë moment, trajneri zikaltër vendosi të bënte një lëvizje të pazakontë: të gradonte Hakan Calhanoglu në rolin e kroatit. Turku u soll nga “trokari” në mesfushë, me detyrën për të kompensuar mungesën e Brozovic. Një eksperiment që duket i suksesshëm të paktën për momentin.

Edhe ndaj Barcelonës, në barazimin e mbrëmshëm 3-3 ndaj Barcelonës, Calhanoglu ishte protagonist i një paraqitjeje të shkëlqyer. Turku dha kontributin e tij të përkthyer në 51 duele të fituara (47% e atyre që u përball), krijoi 5 raste të shkëlqyera dhe ndërpreu 7 topa.

Natyrisht, ndryshimi i pozicionit pati pasoja në numrin e pasimeve, vetëm 217 krahasuar me 400 të regjistruara ndaj Bayernit, por kjo nuk e pengoi që të ishte po aq i dobishëm për shokët e skuadrës.

Dhe të mendosh se ai nuk dukej veçanërisht i bindur për interpretimin e rolit: “Nuk jam mësuar me këtë rol, ndihem më mirë me një mesfushor tjetër pranë meje, në kombëtare luajmë gjithmonë kështu. Këtu isha vetëm, por me Barella dhe Mkhitaryan që më dhanë një dorë të madhe, bëmë një punë të mirë”.

I vetmi që nuk është veçanërisht i kënaqur me situatën mund të jetë Asllani, i cili erdhi në verë nga Empoli dhe ende është përdorur shumë pak nga Simone Inzaghi.