Barazimi 1-1 i Juventus-it kundër Fiorentina-s në ndeshjen e kampionatit të luajtur të shtunën ka lënë shumë për të dëshiruar.

Jo për shkak vetëm të rezultatit, por më shumë për shkak të lojës së prodhuar nga skuadra e Massimiliano Allegri-t.

Mes kritikave që kanë shkuar në drejtim të Zonjës së Vjetër dallohet ajo e Ëalter Zenga, legjendë e Inter-it, që ka dhënë mendimin e tij nga studiot e Sky.

“Perin ka qenë nota pozitive e Juventus-it bashkë me Danilo-n, më pas asgjë tjetër”, ka qenë komenti i Zenga-s në lidhje me ndeshjen e bardhezinjve.

Duke e analizuar më mirë ndeshjen, ish-portieri ka shtuar: “Terraçiano ka bërë vetëm një dalje në pjesën e dytë. Ajo që duket qartë është se, në 2 transfertat e fundit, por edhe në ndeshjen kundër Spezia-s, Juventus nuk ka krijuar, dominuar dhe kontrolluar ndeshjen”.

Kështu, për ish-Njeriun Merimangë, të vetmet nota pozitive për ekipin e Juventus-it janë Perin, i cili i ka pritur një penallti Jovic-it, dhe mbrojtësi Danilo.