Në Shqipëri nuk është shumë e vështirë të bëhesh VIP. Por në momentin që bëhesh, nuk është as shumë e thjeshtë të jetosh si i tillë, pasi je gjatë gjithë kohës në qendër të medias rozë dhe opinionit publik.

Një nga personazhet më të njohur në vendin tonë, prezantuesja tashmë ‘veterane’, Alketa Vejsiu është një nga më të preferuarat për publikun shqiptar.

Përveçse e ndjekim në televizion, teksa prej vitesh drejton emisione të suksesshme, ajo është edhe shumë aktive në rrjete sociale, duke ndarë herë pas here momente e detaje nga përditshmëria e saj.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, kur Alketa ka publikuar një foto ku duket teksa ha një sufllaqe greke.

Por përveç fotos, që nuk ka asgjë të keqe, ka rënë në sy komenti i një prej ndjekësve të saj, të cilit vetë prezantuesja ka vendosur t’i kthejë përgjigje.

“Nuk latë pa publikuar vetëm kur jeni në banjo për nevojat personale. Bjeri qemanesë… vipsat shqiptare” – i shkruan ndjekësi, teksa ajo i përgjigjet: “Unë s’jam vip. Jam një si ju. Mos u mërzit shoku. Kemi të gjithë ditë kur s’jemi mirë”.