Stilistja e famshme e modës Victoria Beckham tregoi sensin e saj të mirë të humorit duke bërë shaka me kërcimin e bashkëshortit të saj dhe duke e ndarë atë në rrjetet sociale me një mbishkrim sugjestionues.

Në klipin prej 20 sekondash mund të shohim David Beckham duke kërcyer në një mënyrë të veçantë, duke imituar një krimb dhe duke bërë disa hapa break dance. Një performancë që është pritur me të qeshura nga Posh Spice, që e ka regjistruar momentin argëtues.

“Pas 25 vitesh, @davidbeckham më tregoi krimbin e tij”, ka shkruar Victoria në mënyrë djallëzore në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Reagimet dhe komentet ishin të shpejta pas përshkrimit shakatar nga stilistja, e cila rrallëherë e lë sensin e saj të humorit të shfaqet në publik.

Një nga ata që ka komentuar publikimin e saj unik ka qenë djali i saj Romeo, i cili ka reaguar duke thënë “hahahahahahaha mami duhet ta ndryshosh atë titull”.

Një tjetër koment i një përdoruesi të Instagramit ishte: “Mendoj se e keni parë të paktën 4 herë më parë…”, duke iu referuar katër fëmijëve që Posh Spice ka me ish-futbollistin. Ndërsa një tjetër ndjekës shtoi: “Po qesh shumë”.

Nata plot të qeshura mes Victoria dhe David erdhi pasi çifti i famshëm festoi 23 vjetorin e martesës në fillim të këtij muaji.

David dhe Victoria u martuan në vitin 1999 dhe më 5 korrik ata patën një darkë të ndezur me qirinj me pamje nga Kulla Eifel pasi udhëtuan në Paris për të festuar me një shishe verë të veçantë për këtë rast.