Anglia U-21 ka dominuar dhe fituar me rezultatin 5-0 ndaj Shqipërisë U-21. Ndeshja e luajtur në Wembly nuk kishte asnjë rivalitet, pasi vendasit ishin në dominim të sfidës nga fillimi deri në momentet e fundit.

Sfida u hap shumë shpejt nga goli i talentit të Chelseas, Callum Hudson Odoi. Ai shfrytëzoi mjaft mirë një gabim të portierit Molla dhe çoi topin në rrjetë për 1-0. Goli i dytë u shënua nga mbrojtësi i Leicester, Justin. Ai nuk gaboi për 2-0.

Pjesa e parë pati vend dhe për golin e Musialas. Talenti i Bayernit me mjaft elegencë bëri parabolë duke e kaluar topin pas shpinës së portierit Molla. Ekipi ynë nuk reagoi as në pjesë të dytë, madje u ndëshkua dy herë të tjera nga sulmuesi i Arsenalit, Nketiah.Ky i fundit humbi dhe penallti.

Shqipëria i mbyll eliminatoret në vendin e tretë me 15 pikë. Një paraqitje e mirë e djemve tanë, pa harruar dhe barazimin ndaj Andorrës që mund të na kishte dhënë situata krejt të tjera në grup.