Këtë sezon të ri televiziv, do ta shikojmë Arbana Osmanin në një profil ndryshe nga se jemi mësuar deri më tani. Teksa që pret të fillojë “Big Brother Vip 2” në dhjetor, moderatorja ka zgjedhur t’i futet fushës së aktrimit.

Kjo ndodh pasi partneri i saj, Eduart Grishaj, është regjisor dhe Arbana ka dëshirë të eksplorojë eksperienca të reja. Lajmin e ka bërë me dije vetë Arbana me anë të një postimi në Instagram, ku tregon se do të marrë pjesë në filmin “Sofia.”

Moderastorja ka ndarë disa sekuenca nga xhirimet e filmit ku regjisor është Eduart Grishaj, partneri i saj. “Takimi ynë i parë për këtë sezon do të jetë në…kinema,”-shkruan krahas postimit Osmani.

Kujtojmë që kjo eksperiencë e re e Arbanës vjen pasi u bë nënë për herë të tretë në fillim të këtij muaji. Më 1 shtator Arbana lajmëroi se është bërë nënë e një vajze duke ndarë foton e parë me Zoin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)