Atalanta nuk ka gabuar në ndeshjen kundër Beneventos duke fituar me rezultatin 1-4. Ekipi bergamez mori 3 pikë të rëndësishme që e afrojnë dhe më shumë me kreun e renditjes. Trajneri Gasperini vendosi të lërë në stol mbrojtësit Berat Gjimshiti.

Sfida u hap në minutën e 30′ nga një gol i kapitenin Ilicic. Ky i fundit duket se e ka kaluar krizën dhe çoi rezultatin në 0-1. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa vendasit barazuan në të dytën për 1-1. Sau mposhti Golinin duke e detyruar të nxjerrë topin nga rrjeta.

Benevento “gërvishti” Atalantën dhe më pas sulmi nuk u ndal. Toloi i dha sërish avantazhin ekipit të Gasperinit, Zapata shënoi për 1-3 vetëm 1 minutë pas festës së Toloit. Shifrat u fiksuan në minutën e 86′ nga Muriel në 1-4.

Atalanta e sheh veten në vendin e katërt me 31 pikë. Bergamezët janë në kuotën e 31 pikëve, 6 më pak se Milani i vendit të parë.