Disa ditë më parë, reperi i njohur shqiptar, Mozzik publikoi këngën e tij të re, që mban titullin ‘Të dua’.

Kënga është kthyer menjëherë në hit, teksa për më pak se dy ditë numëronte më shumë se 2 milionë klikime

Mozzik ka deklaruar se kjo është një këngë që ai ia ka dedikuar së bijës, Hanës, ndërsa edhe teksti i këngës lidhet me vogëlushen.

Lidhur me këtë projekt kaq të bukur, ka ardhur së fundmi edhe një reagim nga Hana e vogël, e cila shfaqet në një video të publikuar nga Mozzik në rrjete sociale.

“Babi e ka bërë një këngë për mua!”, dëgjohet të thotë Hana, ndërsa i ati e pyet: “Si e ka emrin kënga?”. “Të dua”, i përgjigjet vogëlushja. Më tej Mozzik e pyet: E unë kë e dua? Ndërsa Hana i thotë: Mua” – duke na emocionuar të gjithëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)