Kur Messi është në formë, Barcelona nuk ndalet. Kur Messi dhe Griezmann janë në formë, Barca është e pathyeshme. Ekipi katalanas fitoi me rezultatin 0-4 në transfertë kundër Grandas me dy golat e argjentinasit dhe dy golëshin e francezit.
Ndeshja nisi mirë me Griezmann që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 12′ pas një pasimi të Busquets për 1-0. Skenën e mori Messi më pas me dy golat e tij njërin më të bukur se tjetrin, ndërsa pjesa e parë u mbylll 3-0.
Pjesa e dytë nuk dhuroi shumë përveç golit të katërt të Griezmanit. Francezi dërgoi topin në rrjetë pas pasimit të Dembelesë. Barcelona e ka nisur mirë vitin sepse merr fitoren e dytë radhazi. Katalanasit afrohen më shumë me Realin dhe Atleticon, në pritje të sfidave të tyre.
G⚽L DE BARCELONA‼️
👤 Messi (2) ⏱️42'
Granada 0️⃣
Barcelona 3️⃣#LaLiga 🇪🇦 🏆
Todos los goles en nuestro canal 🛩️
SUSCRÍBITE ⏬pic.twitter.com/xFFzIG4rpE— El forastero deportivo (@ElForastero1982) January 9, 2021