Bayern Munchen ka kryer detyrën duke fituar ndaj Duren duke fituar me rezultatin 0-3. Ekipi i Hansi Flick u kualifikua në Kupën e Gjermanisë me lehtësi, pavarësisht se luajti me një formacion që kishte shumë ndryshime.

Goli i parë i takimit u shënua nga Choupo-Moting. Sulmuesi shënoi golin e parë në minutën e 24′ me një nuhatje të vërtetë prej lojtari goli për 0-2. Goli i dytë i ndeshjes u shënua nga Muller. Sulmuesi shënoi me penalltinë në minutën e 36′.

Pjesa e dytë solli dhe golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin person të Choupo-Moting. Sulmuesi shënoi golin e tretë në minutën e 75′ në një mënyrë mjaft fine. Ai shënoi me një goditje nga larg duke shkundur rrjetën e portierit kundërshtar. Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-3.