Reperja Loredana dhe këngëtari i njohur, Ylli Limani, janë padiskutim dy ndër artistët më të pëlqyer. Dyshja gëzojnë një miqësi të ngushtë prej shumë vitesh tashmë.
Mbrëmjen e djeshme, është bërë virale një video në rrjetin social Tik Tok, ku shihet reperja Loredana, e cila kërcen në një prej koncerteve që ka zhvilluar Ylli Limani.
Në një moment, gjatë performacnës, Ylli thotë “Loredana, të dua”. Reperja nuk bën asnjë reagim por vijon të këndojë dhe kërcejë me këngën e tij dhe Noizyt, “Alkool”.
Ky moment është filmuar nga fansat, të cilët më pas e kanë shpërndarë në rrjete sociale. Kujtojmë që Loredana është mjaft e komentuar jo vetëm për muzikën që bën por edhe për jetën personale.
Marrëdhënia e trazuar me Mozzikun, babain e vajzës së saj, ribashkimi dhe ndarja, dhe së fundmi miqësia me reperin Noizyn, ka bërë që të përflitet kaq shumë për Loredanën së fundmi.