Chelsea ka fituar me rezultatin 0-1 kundër Fulhamit. Ekipi i bluve të Londrës mori 3 pikët në transfertë, por nuk bind sërish me lojën e tij. Skuadra e trajnerit Frank Lampard po vuan dhe nuk bind për objektivat që kishin në fillim të sezonit.

Blutë ishin më të rrezikshëm, por Fulham u mbrojt mirë mbrapa. Skuadra vendase more një goditje në minutën e 44′, pasi doli me karton të kuq me anë të Robinson. Futbollisti i Fulhamit la në baltë skuadrën e tij.

Chelsea mori 3 pikët në minutën e 78′. Mount gjuajti fort brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Blutë iu falën golit të tij për 3 pikët. Ekipi i Lampard ndodhet tani në vendin e shtatë me 29 pikë.