Ajaxi fitoi me rezultatin 1-3 ndaj Tweentes falë sulmuesit Klaas-Jan Huntelaar. Ndeshja ishte fiksuar në shifrat 1-1 deri në minutën e 90′.

Sulmuesi 37-vjeçar u aktivizua në fushë në minutën e 89′ dhe përshëndeti rrjetën me gjuajtjen e parë në të 90′. Ai gjuajtjen e parë e ktheu në gol, por nuk u mjaftua me kaq, pasi shënoi dhe golin e 1-3 në të 92′.

Huntelaar shkruan historinë e kampionatit holandez, pasi është lojtari i parë që aktivizohet në të 89′ dhe shënon 2 gola. Një “ujk” brenda zone që kërkohet tashmë dhe nga Schalke.