Dafina Zeqiri është një nga femrat më seksi të showbizz-it shqiptar. Këngëtarja shumë e njohur, i ka mahnitur të gjithë në paraqitjen e saj të fundit…

Së fundmi, është zhvilluar njëri nga festivalet më të njohura në Evropë, “Alba Festival”. Në këtë koncert, përformuan shumë yje të muzikës nga Kosova e Shqipëria, ku në mesin e tyre, ishte edhe artistja shumë e njohur dhe e dashur për publikun, Dafina Zeqiri.

Kjo e fundit ka rrëmbyer vëmendje shumë të madhe me performancën e saj, gjithashtu edhe me stilin e veçantë të “look”-ut dhe veshjes. Teksa performoi hitet e saj më të njohura, këngëtarja ka befasuar me paraqitjen e veçantë të saj.

Paraqitja mbresëlënëse e Dafina Zeqirit, ka bërë që të komplimentohet në masë të madhe, e po ashtu të përflitet për çdo detaj. 33-vjeçarja gjatë kësaj periudhe, po vazhdon të jetë një emër shumë i pëlqyer në estradën shqiptare. Krahas projekteve, siç edhe mund ta shihni është shumë e angazhuar edhe me koncerte.

Kujtojmë që Dafina Zeqiri i mbush gjithmonë koncertet e saj plot me fansa dhe është një këngëetare që gjithmonë korr suksese me projektet e saj muzikore, e gjithashtu, as aparenca e saj fizike nuk mbetet pas…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by alba Festival (@albafestival)