Të gjithë po presin me padurim të mësojnë se kur do martohen Sarah Berisha dhe Dj PM dhe për një moment, u duk se propozimi i madh ndodhi…

Sarah dhe Dj PM u njohën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe pas përfundimit të emisionit, ata e vazhduan romancën e tyre, ku duken se gjërat tashmë po shkojnë shumë mirë mes të dyve.

Sarah Berisha festoi ditëlindjen e saj, që e kaloi në dasmën e një miku bashkë me Dj PM. Dhe në një moment, papritur Dj PM shfaqet pranë saj me një kuti unaze, i ulur në gjunjë.

Ky veprim emocionoi dhe panikosi pafund Sarah-n siç shihet në video, por më kot. Kjo pasi kutia ishte bosh dhe e gjitha ishte një rreng…