Vëllezërit binjakë, Romeo dhe Donald Veshaj, festuan 27 vjetorin e lindjes së tyre. Ishte Donaldi ai që publikoi një këngë ditën e djeshme, që mori vëmendjen e publikut për shkak të tekstit.

Teksa urimet për dy vëllezërit ishin të shumta, nuk ka munguar një urim as nga Bora Zemani. Donaldi dhe Bora konfirmuan pak ditë më parë në mënyrën e tyre ribashkimin që përflitej prej kohësh.

Fansat po prisnin me padurim një urim nga ana e moderatores.  Megjithatë, ndonëse jo drejtpërdrejt, moderatorja duket se ka gjetur një mënyrë për të uruar Donaldin.

Në një postim në “Insta Story”, bashkangjitur një video bardhezi, Bora shkruan: “Urime, urime!”, shoqëruar edhe me një buzëqeshje.