Bundesliga tregon se Bayern Munchen nuk do të ketë rivalë për titullin kampion. Dortmundi nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim 1-1 ndaj Mainz, ndërsa Leipzig u ndal në transfertë 2-2 kundër Wolfsburg.

Verdhezinjtë e mbyllën pjesën e parë 0-0 duke mos treguar shumë, ndërsa në të dytën u ndëshkuan nga një gol fantastik i  Levin Oztunali. Ky i fundit ndërmori një aksion personal dhe me një gjuajtje të saktë e shkundi rrjetën në të 57′ minutë për 0-1.

Vendasit reaguan me Meunier në të 63′. Ai gjuajti fort dhe shkundi rrjetën për 1-1. Reus kishte mundësinë t’i jepte ekipit të tij 3 pikët, por nuk e arriti diçka të tillë. Gjermani gaboi duke humbur një penallti.

Leipzigu nga krahu tjetër nuk shfrytëzoi as ndalesën e Dortmundin e as të Leverkusen. Ata barazuan 2-2 në fushën e Wolfsburgut. Werder fitoi 2-0 ndaj Augsburgut. Rashica u rikthye në fushë pas dëmtimit, ai u fut në fushë në minutën e 90′. Koln e mbylli pa gola ndaj Hertha Berlinit, ashtu si Hoffenheim-Arminia Bielefeld.