Bayern Munchen u ndal nga Monchegladbach, por askush nuk përfitoi. Borussia Dortmund fitoi me rezultatin 3-1 në transfertë kundër Leipzig. Vendasit humbën mundësinë të parakalonin kampionët në fuqi të vendit.

Ekipi mik i dha një leksion futbolli Leipzigut, pasi realizoi 3 gola dhe njërin më të bukur se tjetrin. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa në 45 minutat e dyta u shënuan 4 golat e sfidës.

Sancho realizoi në të 55′ minuta pas një kombinimi të mirë ndërmjet Haaland, Reus dhe anglezit që finalizoi për 1-0. Haaland nisi show personal me dy golat e tij duke treguar se është një ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim. Vendasit u ngushëlluan me rrjetën e vetme të Sorloth në minutën e 90′.

Kreu i renditjes mbetet i Bayern Munchenit, Leipzig në vendin e dytë, ndërsa Leverkusen pas tyre. Dortmundi ngjitet në vendin e katërt dhe ngushton diferencën me rivalët.

Golat dhe rastet e ndeshjes i ndiqni këtu