Ermal Mamaqi ka reaguar pas një lajmi ku pretendohej se i kishte faturuar klientit në faturë 6 mijë euro për të bërë një foto me të. Me ane te një video në Instagram, Ermali ka sqaruar të vërtetën duke thënë se bëhet fjalë për një rreng.
“Para disa ditësh ishim këtu te restoranti im dhe mendova ti bëj një rreng një portali më të ndjekur në Shqipëri, respekte gocave dhe çunave që punojnë atje.
Mora një faturë dhe shkruajtëm një rresht aty poshtë sikur i kishim faturuar një klienti 6 mijë euro që kishte bërë foto me mua.
I dërguam portalit duke i shkruar fiks këtë mesazh. Dhe ata e postuan lajmin, madje duke i shtuar dhe fjalë të tjera, të cilat ne nuk i kishim thënë.
E dini nga e di, sepse e shkrova vetë atë mesazh dhe numri me të cilin e kemi dërguar është i lokalit tonë.”, shprehet Ermali mes të tjerash në video.
View this post on Instagram