Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’, Jasmina Kadriu, është përfshirë në një sherr me një vajzë në një nga klubet e natës në Tiranë.
Në një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale dhe që u bë virale , ish-konkurrentja shihet duke u konfrontuar me një vajzë, ku duket se i hedh diçka për ta goditur.
Ndërkohë, situata duket shumë e tensionuar mes tyre saqë kanë ndërhyrë disa djem për t’i ndarë. Ende nuk ka një reagim nga vetë ish-konkurrentja e “Për’puthen”, e cila ka qenë shumë e komentuar.
Kohët e fundit, ajo është përfolur dhe për një romancë me këngëtarin Ardian Bujupi, por deri më tani, asgjë nuk është pranuar publikisht.