Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, dhe partneri i saj, Dj Dagz, janë një nga çiftet e krijuara në Big Brother VIP, të cilët së shpejti do të kenë edhe një fëmijë.
Einxhel ndan shpeshhere momente të përditshmërisë së saj në rrjetin social Instagram, si ato me Dagz por edhe me familjarë të ij.
Por së fundmi, Einxhel na ka prezantuar edhe me vjehrrën e saj, duke treguar se të dyja kanë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën.
“Ju prezantoj me Suzin, edhe pse e njihni. Besoj tani e kuptoni se nga rrjedhin genet e bukura të familjes Gumnishta. Edhe Naimi shumë i bukur është, por Suzi ua kalon gjithëve.
Nuk e di a ka njeri vjehërr më të bukur se e imja. Gjithmonë më duhet të rregullohem se ngjaj sikur jam unë vjehrra” është shprehur ndër të tjera Einxhel në disa prej videove që ka publikuar…