Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, mori pjesë në koncertin “Sunny Hill Festival”, që është organizuar në Kosovë nga babai i Dua Lipa, Dukagjin Lipa, mbrëmjen e djeshme.

Gjatë performancës së saj, Elvana Gjata ka bërë një dedikim shumë prekës për të babanë e saj, teksa ndodhej në skenën e koncertit…

Pasi ora kaloi 00:00, Elvana iu kërkon fansave të pranishëm të këndojnë për ditëlindjen e babait të saj. “Të dua babi. Gëzuar ditëlindjen” dëgjohet Elvana duke thënë mes të tjerash në video.

Ndërsa në rrjetin social Instagram, Elvana shkroi: “Gëzuar ditëlindjen Babi! Je më i shtrenjti im”. Kujtojmë që “Sunny Hill Festival” do të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera.

Në këtë koncert, do të marrin pjesë disa artistë të njohur të muzikës shqiptare, mes tyre dhe Dua Lipa, e cila po ashtu performoi mbrëmjen e djeshme…