Emisioni “Përputhen” rikthehet zyrtarisht me sezonin e ri, që do të startojë ditën e hënë, në orën 18:15. Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e emisionit në Instagram.

“Pritjes tuaj tashmë i erdhi fundi… Përputhen rikthehet të hënën në orën 18:15. Shumë surpriza ju presin, i zbulojmë të gjitha së bashku!”, shkruhej ne postimin e faqes zyrtare.

Nga emisioni “Përputhen”, kanë dalë shumë personazhë të famshëm dhe emisioni i njohur i dashurisë, ka një vëmendje të madhe nga publiku.

Moderatore e emisionit nuk do të jetë më Bora Zemani, por Ori Nebiaj. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë autorja e emisionit, Olsa Muhameti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)