Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi është padyshim një ndër personazhet më të pëlqyer për publikun. Vetëm në rrjetin social Instagram, Era numëron më shumë se 1.5 milionë ndjekës.

Ajo ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me stilin unik dhe ekstravagant që shfaqet në skenë. Këngëtarja është rikthyer në muzikë pas një pauze të gjatë, teksa po shijon sukseset e dy këngëve më të fundit.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar videon e një fanseje e cila e ka imituar duke u veshur njësoj si ajo dhe duke performuar’ këngën “Bebe” përpara disa personave.

“Wow sa mirë më paske imituar. Për një moment mendova se isha unë. Do të doja të isha aty”, shkroi Era Istrefi pasi bëri “repost” videon e mëposhtme…