Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit Fifi, ka bërë një urim të veccantë për të dashurin e saj, me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit.

Fifi, prej disa muajsh tashmë, është në një lidhje dashurie me Adis Patushin dhe është komentuar shumë për marrëdhënien me të. Patushi ditën e sotme feston ditëlindjen e tij, teksa me këtë rast nuk ka munguar një befasi nga Fifi.

Ajo ka postuar fillimisht një video në Instagram, duke i kënduar këngën e ditëlindjes të dashurit të saj, që është i shtrirë në krevat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)


Në një postim tjetër në Instagram, 27-vjeçarja ka shprehur hapur dashurinë që ka ndaj partnerit. “Adisin Fifi e do shumë. Gëzuar Ninxha im, gëzuar o ma i bukuri botës. Më gjete dashuri dhe do të të ruaj gjithë jetën dhe nëse e kemi gjithë botën kundër.

Të gjithë botën e kthej përmbys për ty, gëzuar dashuri”, shkroi Fifi në profilin e saj. Këngëtarja është përfolur shumë për romancën me Adisin, për shkak e ky i fundit më parë ka qenë i martuar me modelen Adrola Dushi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)