Ronela Hajati është një prej këngëtareve më të komentuara nga publiku, ku përveç hiteve verore që ajo ka sjellë çdo vit, është komentuar edhe për paraqitjen e saj fizike.

Megjjithatë, Ronela është gjithmonë krenare për veten. Ajo ka arritur të korrë sukses në tregun e muzikës, pavarësisht kritikave që ka marrë.

Së fundmi, një prej kritikave që ajo ka marrë lidhet me peshën. Që nga dalja e saj në “Eurovision”, ku përfaqësoi Shqipërinë, kjo kritikë sa erdhi duke u bërë edhe më evidente.

Gjithsesi, duket se Ronela Hajati nuk e vret shumë mendjen, pasi gjithmonë ka qenë një vajzë e bukur dhe e kolme, e mbi të gjitha e pëlqyer nga shumica për format e saj.

Në një video të postuar së fundmi në rrjetin social “Tik-Tok”, Ronela u ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e kritikojnë…

@ronelahajatiofficiallOse bjeri bjeri 🤌🏼

♬ son original – ⠀