Këngëtarja shumë e njohur botërore, Jennifer Lopez, i ka mahniti fansat kur postoi një video të re në rrjetin Instagram ditën e djeshme. 52-vjeçarja tregoi gjithashtu edhe format e saj fantastike, si dhe kërcimin sensual, teksa promovoi markën e saj JLo Beauty.

Jennifer Lopez, vendosi të tregojë se mund t’i bëjë të gjitha, madje edhe modelingun. Fragmenti u transmetua nga një kopertinë që ajo regjistroi në këngën “Dat Sexy Body”.

Regjistrimi përmbante fragmente vokale nga kënga e saj e vitit 2014 “Booty” me Pitbull. E njohur me nofkën “JLo”, Lopez modeloi disa momente ikonë nga karriera e saj e shquar prej dekadash.

Ajo u kthye në epokat e saj të mëparshme, duke u ofruar shikuesve një mori veshjesh dhe momente të veçanta bukurie.  Ylli i muzikë u pa e veshur me bikini të verdha sportive, si dhe me funde ngjyrë  portokalli.

Beli i saj u shfaq plotësisht, teksa e zbukuroi pamjen e saj me varëse të shumta ari. Një gjerdan i stilit ‘choker’ shkroi ‘Jennifer’ me një varëse me pllakë emri, ndërsa një tjetër ishte zhytur më poshtë, duke theksuar dekoltenë e saj.

Si përfundim, Lopez mbante një palë syze dielli aviator me nuanca të lehta, me fijet e saj bionde të mbuluara nga era. Një pjesë tjetër e xhirimeve, e shfaqte Jennifer Lopezin me një trupore bardhezi, që ishte dhe pjesa më seksi e videos së publikuar nga vetë këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)