Kim Kardashian iu bashkua “Dolce & Gabbana” gjatë javës së modës në Milano. Modelja kishte veshur një fustan vezullues, por ky i fundit ishte shume i ngushte dhe pengonte ecjen e saj.

Në një video qesharake të postuar në “TikTok” nga shoqja e saj Stephanie Shepherd , shihet momenti kur Kim tenton te ngjitet nëpër shkallë, por fustani është aq i ngushtë sa që nuk mund të hedhë asnjë hap.

“A ka ashensor”, dëgjohet Kardashian duke pyetur ndërsa tenton të ngjitet. Një komentues shkroi në Tik Tok: Pse njerëzit nuk e mbajnë këtë mbretëreshë?

“Dolce & Gabbana” bashkëpunoi me Kim Kardashian për koleksionin e saj të fundit, duke punuar përmes një sërë krijimesh arkivore nga vitet ‘90 dhe 2000, të gjitha të zgjedhura me dorë nga themeluesi i Skims.

@kimkardashian♬ original sound – Kim Kardashian