Liverpooli nuk ka folur Aston Villan në Kupë duke fituar me rezultatin 1-4. Ekipi i Kloppit bëri detyrën ndaj të rinjëve të Villas, pasi skuadra vendase ka 14 lojtarë me COVID-19. Ata donin të shtynin ndeshjen, por federata angleze nuk pranoi.

Sfida nisi mirë për miqtë që dërguan topin në rrjetë me Sadio Manenë në minutën e 4′. Senegalezi dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë për 0-1. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në barazim, pasi gjetën forcë të dërgonin topin në rrjetë në minutën e 41′ për 1-1.

Goli i dytë u shënua nga Wijnaldum, ndërsa më pas nisi “show” i Xherdan Shaqiri që asistoi për Mane dhe Salah duke çuar shifrat në 1-4. Liverpooli rikthehet te fitorja dhe kalon në turin tjetër.

Golat dhe rastet e ndeshjes i ndiqni këtu