Moderatorja e njohur shqiptare, dhe ish-konkurrentja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira, do të bëhet nënë për herë të parë.

Ka qenë vetë Einxhel që e ka konfirmuar lajmin, duke ndarë në Instagram një video krah partnerit të saj Dj Dagz, ku duket edhe barku i saj i rrumbullakosur.

“Kur endrrat behen realitet dhe realiteti eshte me i bukur se cdo enderr ne jete…Kur e do aq shume jeten sa toka te duket si parajse dhe ti po qendron mbi re…

Kur ti gjen ate shpirtin binjak dhe Zoti buzeqesh sepse e di qe eshte momenti tet bekoj me dhuraten me hyjnore…

Kur thjeshte nje prekje dore kthehet ne nje prekje Jete…dhe ne mezi po presim tet prekim duart e tua te vogla…”, shkroi Einxhel Shkira krahas videos se publikuar…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)