Moderatorja e ekraneve shqiptare, Ornela Gaçe ka publikuar një video në Facebool të një pedofili te zona e shkollës së Baletit në Tiranë.

Gaçe jep alarmin se fëmijët janë të rrezikuar dhe i bën thirrje policisë që ta arrestojnë, përndryshe, do të jenë vetë banorët e zonës që do të marrin masa.

“I dashur Shtet (që nuk je) të dashur polica që e keni mendjen tek gjobat më shumë se tek çdo gjë tjetër! Ky është pedofili që kërcënon lojën e fëmijëve pranë Shkollës së Baletit duke i ngacmuar ata seksualisht.

Po ju desh qejfi kapeni po s’ju desh qejfi do e kapim vetë ne banorët. E mos thoni pastaj që nuk bëjmë detyrën e informimit qytetar!”, shkruan Gaçe në rrjete sociale.