Ende pa nisur mirë programi i dashurisë “Për’puthen”, kanë nisur zënkat dhe debatet e para mes dy konkurenteve, Edës dhe Xhenit.

E gjitha kjo nisi për profesionin e konkurrentit të ri, Petros, i cili tha se punonte kamionist. Kaq ka mjaftuar që mes dy vajzavetë nisë debati dhe tensioni.

Ishte Xheni ajo që foli e para, duke thënë: “Babai im ka bërë këtë punë kur unë kam qenë fëmijë dhe nuk është fare turp ta bësh këtë punë dhe nuk e kisha në kontekst ofendimi.

Ska lidhje me paragjykimin, unë e bëra pyetjen në lidhje a do ta lije ti punën për dashurinë. Rri mos fol budalliqe”, u shpreh Xheni.

Ndërsa Edës, nuk i pëlqeu mënyra si Xheni foli, duke iu kthyer: “Mos ma drejto mua ashtu atë dorën”, i tha Eda me tone të larta!