Dy këngëtaret shumë të njohura shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Kida, kanë sjellë në tregun muzikor bashkëpunimin e tyre më të ri, të quajtur “Luje belin”.

Ky ishte bashkëpunimi i tyre i parë, që bëri bashkë dy këngëtaret edhe në koncerte të shumta në Shqipëri, Kosovë e vende të tjera.

Ditët e fundit, është bërë virale një video e këngëtareve, ku në përfundim të performancës së tyre, krijojnë një moment të sikletshëm.

Teksa dy këngëtaret përqafohen me njëra-tjetrën, Dafina i prek të pasmet Kidës. Kjo situatë u përcoll me të qeshura dhe brohoritje nga fansat. Ndryshe, ky projekt mori edhe shumë kritika.