Dy reperat e njohur të muzikës shqiptare, Stresi (Arkimed Lushaj) dhe Noizy (Rigels Rajku) janë ngjitur për herë të parë së bashku në skenën e “Alpha Show”, koncertin që organizoi Noizy mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Teksa interpretoi disa nga këngët më të suksesshme, Stresi mori një moment për të treguar një të vërtetë që nuk e ka ditur askush.

“13 vite më parë po tek ky shesh këtu jemi zënë për herë të parë dhe po tek ky shesh sot këtu jemi më të fortë se kurrë”– u shpreh reperi.

Deklarata e Stresit, u prit me brohorima të mëdha nga fansat e tyre të flaktë. Në një moment ata përqafohen me njëri-tjetrin duke shkaktuar brohorima edhe më të mëdha te adhuruesit e tyre.