Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, ka tre nipër dhe herë pas here tregon dashurinë që ka për ta. Ai poston foto dhe video të ndryshme në rrjetin social Instagram, duke i dedikuar fjalë të bukura.

Së fundmi, nipi i tij i vogël Brus, festoi ditëlindjen e tij dhe mbushi 2 vjec. Nuk kishte se si të mungonte dhe një urim nga gjyshi Goni, i cili ka ndarë disa foto dhe video të vogëlushit. Aktori e ka konsideruar si kuptimin e jetës.

“Brus i vogel sot 2 vjec! Nena Nina dhe gjyshi Goni te duan shume dhe te urojne edhe 100 vjet me shendet dhe bekime,o birush i embel ti.

Adea, Teos dhe ti, jeni kuptimi dhe gezimi i jetes tone. Falemnderit Zot!”, ka shkruar Agron Llakaj në rrjetin social Instagram, ku ka publikuar edhe nje video me nipin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial)