Të dielën pasdite, teksa ishte duke bërë dorëzimin e parave me biçikletë në një zonë të Fulton Street, në Brooklyn (Nju Jork), një postier aziatik, 53 vjeç, është qëlluar disa herë me thikë nga një çiklist tjetër. Agresori mbante veshur një xhup jeshil dhe kishte kapuç në kokë.

Postieri u rrëzua në tokë dhe teksa agresori largohej ai është ngritur në këmbë dhe ka vijuar rrugën, për të kryer dorëzimin. Vetëm pasi ka mbërritur në restorantin ku punonte, teksa tregonte se çfarë i kishte ndodhur, kuptoi se ishte plagosur dhe i gjakosur ka shkuar në spital për mjekim.

Ngjarja është regjistruar nga disa kamera sigurie dhe është bërë publike nga policia e Nju Jorkut, që po heton ngjarjen. Fillimisht nuk duket qartë se çfarë ka ndodhur, por kur afrohen pamjet duket agresori me një thikë të madhe në dorë. Personi i dëmtuar ndodhet ende në spital, ku po mjekohet nga plagët e marra.