Moderatorja Einxhel dhe partneri i saj, DJ Dagz, pak kohë më parë ndanë lajmin se ata janë në pritje të një fëmije, gëzim ky që kulmoi me festën e gjinisë së bebit.

Në këtë festë, u mësua se çifti ishte në pritje të një djali. Së fundmi, Einxhel Shkira ka ndarë një video në “Instagram”.

Në këtë video, Einxhel ka treguar një nga problematikat që po has gjatë shtatzënisë së saj. “Probleme shtatzënie.

S’e di ju, por mua më del gjumi çdo ditë në 6-7. Po sigurisht që fle prapë”- shkruan ajo, teksa tregon në video dhomën dhe Dj Dagz të shtrirë pranë saj.