PSG ka bërë detyrën në ndeshjen kundër Nimes duke fituar me rezultatin 0-4. Një fitore shumë e rëndësishme e ekipit të Thomas Tuchel pavarësisht se ka 10 mungesa.

Ndeshja u vendos në minutën e 12′, pasi Landre doli me karton të kuq. Ai bëri një ndërhyrje për karate ndaj Rafinha dhe la ekipin me 10 lojtarë. Rafinha dha një pasim fantastik për Mbappen në minutën e 32′. Sulmuesi bëri një veprim të mirë dhe dërgoi topin në rrjetë për 0-1.

Pjesa e dytë dhuroi dhe 3 gola të tjerë. Florenzi realizoi sërish në minutën e 77′ për 0-2, ndërsa Mbappe trefishoi rezultatin me golin e tij të dytë. Ndeshjes i vuri kapak Sarabia në minutën e 88′.