Seksi, pasionante, e suksesshme, pa komplekse dhe me një origjinalitet të paparë ndonjëherë. Kjo është këngëtarja me origjinë shqiptar, Bebe Rexha…

Bukuroshja dhe producenti i njohur hollivudian, Keyan, po e shijojnë romancën e tyre në fshehtësi të plotë. Ylli i muzikës është treguar hermetike me ketë lidhje, duke ndarë rrallëherë momente me partnerin e saj.

Megjithatë, së fundmi duket se Bebe Rexha ka dashur që e gjithë bota të shikojë disa “çaste intime” të saj me Keyan në kuvertën e një jahti, ku po kalojnë pushimet e tyre.

Në një video të postuar në rrjetin social Instagram, me konkretisht ne Instastory, 31-vjeçarja shihet duke shijuar një mbrëmje fishekzjarrësh nën shoqërinë e të dashurit të saj.

Në një moment, ato shkëmbejnë edhe një puthje pasionante në buzë. Këtë vit, këngëtarja Bebe Rexha ka qenë inaktive me projektet muzikore, por ende është duke shijuar sukseset e albumit të saj “Better Mistakes”.

Kujtojmë se disa javë më herët, këngëtarja me origjinë shqiptar u premtoi fansave të saj që shumë shpejt, do të sjellë diçka të re në tregun muzikor.