Rita Ora ngatërroi një pjeshkë me një mollë… Këngëtarja shqiptare, 31 vjeçe, bëri gafën teksa bisedonte me prezantuesit e emisionit AJ Odudu dhe Mo Gilligan përmes lidhjes “Skype”.

Duke bërë interbisten e saj virtuale me producentin muzikor Netsky, për të promovuar këngën e tyre të re “Barricades”, këngëtarja shqiptare po diskutonte për ushqimet që i hante gjatë xhirimeve, kur u hutua nga përmbajtja e tasit të saj me fruta.

Rita Ora tha: “Sapo shikova në tasin tim me fruta… paskam një mollë. Shiko kete! A mund ta shohesh? As nuk e di nëse është një mollë, mendoj se mund të jetë një dardhë e tharë.

Duke luftuar për të përmbajtur të qeshurën e saj kur Rita ngriti objektin misterioz para kamerës, intervistuesi i tha: ‘Më vjen keq që po ta them, por eshtë një pjeshkë, jo një mollë!’ Rita u zu ngushtë, por e kaloi duke bëre shaka: ‘Është ora 3 e mëngjesit djema, më falni…”