Bundesliga mbylli ndeshjes e radhës dhe surpriza më e madhe është fitorja e Schalke 04. Ekipi gjerman fitoi ndaj Hoffenheim me rezultatin 4-0. Kjo është fitorja e parë e bluve për këtë sezon duke i dhënë fund ecurisë negative me 30 ndeshje pa fitore.

Schalke iu fal hat-trickut të amerikanit Hoppe. Ky i fundit është lojtari i parë me origjinë nga SHBA që e arrin diçka të tillë. Suksesi i Schalkes vjen në një moment kyç, pasi tashmë mund të rikthehen te rezultatet pozitive dhe mund të shpëtojnë.

Freiburgu i Armir Abrashit fitoi me rezultatin 5-0 ndaj Koln. Ekipi i shqiptarit tashmë ka 5 ndeshje radhazi me fitore dhe po afrohet me kreun. Mesfushori shqiptar nuk luajti asnjë minutë. Në ndeshjet e tjera bie në sy barazimi i Bayer Leverkusen kundër Werderit me rezultatin 1-1. Frankfurti fitoi me rezultatin 0-2 kundër Mainz, ndërsa Union Berlini barazoi 2-2 ndaj Wolfsburgut.