Janë luajtur dy ndeshjet e para të Superiores që nisën prej orës 14:00. Bylisi humbi në shtëpi ndaj Skënderbeut me rezultatin 0-2, ndërsa Kastrioti u ndalua në një barazim 1-1 ndaj Apolonisë.

Sfida më me interes ishte ajo e Ballshit. Bylisi nisej si favorit, por djemtë e Julian Ahmatajt arritën të shënonin dy gola duke mos pësuar asnjë të tillë. Miqtë shënuan fillimisht me Pusin në minutën e 70′. Sulmuesi shkodran shënoi në mënyrë spektakolare me një diagonale të fortë nga jashtë zonës. Tereziu dërgoi topin në rrjetë në minutën e 86′ duke mbyllur llogaritë. Korçarët marrin 3 pikë me fitoren 0-2.

Interesante dhe ndeshja e luajtur në Kamzë ndërmjet Kastriotit dhe Apolonisë. Miqtë ishin të parët që shënuan një supergol nga Mihana. Sulmuesi mposhti portierin në mënyrë spektakolare. Vendasit reaguan dhe arritën të barazonin rezultatin në minutën e 85′. Sulmuesi Plako dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje të saktë nga pika e bardhë e 11 metrave.